Ronaldo – Messi, Pogba e zgjedh numrin 1
Paul Pogba ka vetëm lëvdata për dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.
Sport
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka mbrojtur Cristiano Ronaldon nga akuzat se është vetjak.
Kurse, ai e ka të vështirë ta ndajë atë nga Lionel Messi, si futbollisti më i mirë në botë.
“Messi? Nëse shënon gola vazhdimisht a është më i miri? Nëse jeni më i miri i ndihmoni ekipit”, u shpreh Pogba, përcjell “Lajmi.net”.
“A është Cristiano Ronaldo i cili dëshiron të luajë gjithmonë? Ai ka objektiva të mëdha, është ambicioz, dëshiron të mposhtë rekorde dhe të fitojë Topa të Artë. Nuk është egoist, aspak”, theksoi ai.