Ronaldo largohet nga United – portugezi mes Newcastle dhe Al-Nassr

Cristiano Ronaldo është lojtar i lirë, pasi dje shkëputi kontratën me Manchester United, me marrëveshje të dyanshme. Pas disa zhvillimeve dramatike që pasuan nga një intervistë e Cristiano Ronaldo, ku u thurën shumë kritika për klubin e Man United. ‘Marca’ shkruan se portugezi tashmë ka dy opsione para vetes, përcjell lajmi.net. Lojtari është mes Newcastle…

Sport

23/11/2022 09:44

Cristiano Ronaldo është lojtar i lirë, pasi dje shkëputi kontratën me Manchester United, me marrëveshje të dyanshme.

Pas disa zhvillimeve dramatike që pasuan nga një intervistë e Cristiano Ronaldo, ku u thurën shumë kritika për klubin e Man United.

‘Marca’ shkruan se portugezi tashmë ka dy opsione para vetes, përcjell lajmi.net. Lojtari është mes Newcastle United në Premier League dhe Al-Nassr në Arabi.

Thuhet se të dyja skuadrat janë gati t’i sigurojnë portugezit një pagë të majme, me 520 mijë funte në javë.

Newcastle thuhet të jenë më të vendosur, me skuadrën e Eddie Howe që aktualisht është në pozitën e tretë në Premier League, duke bërë më mirë se Chelsea dhe Liverpool. /Lajmi.net/