Ronaldo: Ky futbollist mund të bëhet si Messi

Ronaldo beson se Neymar mund të arrijë nivelin e yllit kryesor të Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

20/02/2016 14:24

Ronaldo është i sigurt se sulmuesi i Barcelonës, Neymar mund të arrijë nivelin e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi.

Reprezentuesi argjentinas fitoi Topin e Artë në janar, ndërsa Neymar përfundoi i treti prapa Cristiano Ronaldos.

Por, Ronaldo beson se bashkëkombësi i tij në të ardhmen mund të arrijë nivelin e Messit.

“Neymar pa problem mund të hyjë në atë rang. I nevojitet kohë që të përshtttatet në Barcelonë dhe ngarkesës së madhe të paraqitjeve në Evropë. Por, ai është yll i lindur, dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”, u shpreh Ronaldo për “Sky Sport Italia”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai është futbollisti i parë i Kombëtares së Brazilit”, theksoi “Fenomeni”.