Ronaldo kthehet në stërvitje me skuadrën e parë të Man Utd
Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me skuadrën e parë. Të paktën kështu ka konfirmuar vetë Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net. Lojtari, në orët e hershme të mëngjesit, pati një takim me trajnerin Erik Ten Hag, pas incidentit që ndodhi në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur që e la portugezin jashtë grumbullimit për takimin me Chelsean. Mbetet…
Sport
Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me skuadrën e parë.
Të paktën kështu ka konfirmuar vetë Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.
Lojtari, në orët e hershme të mëngjesit, pati një takim me trajnerin Erik Ten Hag, pas incidentit që ndodhi në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur që e la portugezin jashtë grumbullimit për takimin me Chelsean.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të ketë minuta për ndeshjen ndaj Sheriffit për Europa League. /Lajmi.net/
