Ronaldo kthehet në Itali për të qëndruar në izolim

Cristiano Ronaldo po kthehet në Itali pasi u infektua me Covid-19 ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me ekipin kombëtar të Portugalisë.

Sport

14/10/2020 14:40

Sipas La Gazzetta dello Sport, transmeton lajmi.net, Ronaldo do të ndjekë periudhën e karantinës në shtëpinë e tij në Torino.

Komiteti Teknik Shkencor i Italisë së fundmi ka ulur periudhën e karantinës nga 14 në dhjetë ditë.

Kësisoj, nëse më 21 tetor ai do rezultojë negativ, atëherë mund të jetë i gatshëm për Barcelonën më 28 tetor.

Juventusi do të bëjë të pamundurën që nëse 35-vjeçari kalon më herët virusin, të mos qëndrojë aq gjatë në karantinë. /Lajmi.net/