Ronaldo fiton ‘Pichichin’ dhe ‘Këpucën e Artë’
Cristiano Ronaldo tashmë edhe zyrtarisht është ka arritur të konfirmohet si lojtari që e ka fituar Pichichin dhe Këpucën e Artë.

Sport
Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë 45 gola këtë sezon me fanellën e Realit në La Ligë, mirëpo ka një ndeshje më pak, atë ndaj Getafes që ka filluar të luhet.
Sidoqoftë, Messi nuk arriti të shënojë më shumë se dy gola në takimin e sotëm ndaj La Corunas, duke bërë që Ronaldo të fitojë Pichichin si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në ligat europiane.
Të kujtojmë se Messi me dy golat e shënuar në takimin e sotëm, e ka dërguar në 43 numrin e golave të shënuar në këtë sezon me fanellën e Barcelonës në La Ligë.