Ronaldo e Mourinho nuk do të shkojnë në Barcelonë
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff nuk beson se Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho do të transferohen në Camp Nou, nëse Joan Laporta rikthehet në postin e presidentit të klubit.
Sport
Johan Cruyff ka mohuar spekulimet se Joan Laporta do të transferojë Jose Mourinhon dhe Cristiano Ronaldon në Barcelonë.
Laporta ishte president i gjigantit katalan mes 2003-2010 dhe gjatë mesjavës u takua me Jorge Mengesin, menaxherin e Mourinhos dhe Ronaldos.
Në mediat spanjolle kanë filluar të qarkullojnë njoftime se Laporta do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, por Cruyff nuk i beson spekulimeve.
“Nuk mendoj se ka diçka të vërtetë, janë vetëm spekulime”, deklaroi legjenda e Barcelonës.
“Kur flisni për diçka për të cilën nuk dini asgjë, ju nxitni një stuhi pa arsye. Sporti është një lojë që mban shumë përgjegjësi, por në këtë rast nuk shoh ndonjë gjasë. Nuk mund ta imagjinoj se Laporta do të sjellë Mourinhon dhe Ronaldon”, u shpreh ai.