Ronaldo do bisedojë me Juventusin lidhur me të ardhmen

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do bisedojë me klubin italian para se të vendos për të ardhmen.

Sport

25/05/2021 09:00

Portugezi ka edhe një vit kontratë në “Allianz Stadium” dhe ishte drejt largimit nga “Bianconerët” nëse dështonin të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Juventus përfundoi në pozitën e katërt pasi mposhten Bolognan dhe Napoli barazoi me Hellas Veronan.

Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit me trajnerin Andrea Pirlo që befasoi të gjithë duke e lënë në stol.

Sezoni i Juventusit ka qenë zhgënjyes duke e parë Interin të fitojë titullin, por ishin në gjendje të fitonin dy trofe, të Superkupës së Italisë dhe Kupës të Italisë.

Pavarësisht që nuk zhvilloi ndeshjen e fundit, Ronaldo ishte golashënuesi numër një me 29 gola në 33 paraqitje, duke përfunduar para Romelu Lukakut.

E ardhmja e Ronaldos është e lidhur me të ardhmen e Pirlos dhe drejtorit sportiv Fabio Paratici, që mund të largohen të dy pas një sezoni zhgënjyes.

36-vjeçar i kushton Juventusit 52 milionë euro për vit dhe fiton 25 milionë euro nga taksat, që nënkupton se vetëm një klub si PSG-ja do ishte në gjendje të nënshkruajë me të.

Kjo do ndodhte vetëm nëse Kylian Mbappe që ka kontratë edhe për një vit largohet nga PSG-ja./Lajmi.net/