Ronaldo: Cristiano – Messi, ky është futbollist më i mirë

Ronaldo ka dhënë mendimin e tij se cili mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi është futbollist më i mirë.

Sport

20/02/2016 14:01

Ronaldo nuk ka dyshime.

Ish reprezentuesi brazilian thotë se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Ai veçon sulmuesin e Barcelonës dhe yllin e Real Madridit nga gjithë të tjerët.

Por, ai e konsideron argjentinasin si futbollist më të mirë se portugezin.

“Të dyja janë shumë të mirë. Messi dhe Cristiano janë edhe mbi tjetrën. Por, unë do të thosha Messi për një nuancë është më i mirë se Cristiano”, deklaroi ai për “Sky Sport Italia”, përcjell “Lajmi.net”.

Messi fitoi Topin e Artë në janar të këtij viti ndërsa Ronaldo doli i dyti.