Ronaldo, bankina nuk është monotone (Video)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk u hidhërua aspak që nuk ishte titullar në ballafaqimin kundër Atletico Madridit në Copa del Rey. 

Sport

08/01/2015 08:45

Edhe kur nuk është në fushën e lojës, kamerat e ndjekin çdo lëvizje të aktualisht futbollistit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez nuk ishte në formacionin bazë të Real Madridit për duelin me Atletico Madridin në Vicente Calderon në kuadër të Copa del Rey.

Mirëpo, ai dukej mjaft i argëtuar edhe në bankinë duke bërë shaka me Fabio Coentraon.