Ronaldo, arrogant dhe i ndytë
Trajneri i Cordobas, Miroslav Djukic ka kritikuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon për sjelljen e tij që i solli kartonin e kuq në fundjavën e shkuar.
Sport
Trajneri i Cordobas, Miroslav Djukic ka kritikuar Cristiano Ronaldon për sjelljen e tij në humbjen 2:1 nga Real Madrid në fundjavën e shkuar.
Ylli portugez u përjashtua me karton të kuq pas goditjes ndaj Edimarit, para se t’i hidhërojë tifozët e Cordobas duke pastruar logon e kampionit të botës për klube, derisa ishte duke dalë nga fusha.
“Sjellja e Ronaldos ka qenë një veprim nga dëshpërimi”, deklaroi Djukic për “Marca”.
“Po ashtu, gjesti i tij me logon e Kampionatit botëror për klube ishte i ndytë dhe arrogant”, u shpreh ai. Ronaldo është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të veprimeve të tij në duelin me Cordoban.