Ronaldo afër rekordit historik

Cristiano Ronaldo i është afruar gjithnjë e më tepër rekordit të legjendës së Real Madridit, Raul, në kreun e listës së golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/09/2014 09:52

Njësoj siç e përfundoi edicionin e shkuar të Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo e filloi edhe të riun, me gol.

Real Madrid e nisi mbrojtjen e trofeut me fitore ndaj Baselit me rezultat të thellë 5:1 dhe në listën e realizatorëve emrin e shkroi edhe Ronaldo.

Ai shënoi në minutën e 31-të për epërsinë 3:0, dhe statistika tregon se ky ishte shënimi i tij i 68-të në Ligën e Kampionëve.

Tani, para tij gjendet me tre gola epërsi legjenda e Realit, Raul. Andaj, nuk ka dyshime se Ronaldo shumë shpejtë do të bëhet mbret i garës, e me gjasë edhe para përfundimit të edicionit të sivjetmë.

Raul ngadalë mund të përshëndetet me kurorën e cila së shpejti do të ketë një pronar të ri.