Ronaldo afër golit të 400’të
Cristiano Ronaldo rikthehet sonte në Santiago Bernabeu pas mungesës prej gati dy muajsh, duke u paraqitur si titullar në ndeshjen kundër Celta Vigos, në kuadër të xhiros së 18’të në La Ligë. Dhe, përveç se do të zhvillojë takimin e parë në vitin 2014, Ronaldo para vetes ka një tjetër objektiv të rëndësishëm, realizimit të…

Sport
Cristiano Ronaldo rikthehet sonte në Santiago Bernabeu pas mungesës prej gati dy muajsh, duke u paraqitur si titullar në ndeshjen kundër Celta Vigos, në kuadër të xhiros së 18’të në La Ligë.
Dhe, përveç se do të zhvillojë takimin e parë në vitin 2014, Ronaldo para vetes ka një tjetër objektiv të rëndësishëm, realizimit të golit të 400’të në karrierë.
Ylli portugez është aktualisht në kuotën e 398 shënimeve me fanellën e Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madrid dhe Portugalisë.
Deri më tani gjatë këtij sezoni, Ronaldo ka shfaqur formë të jashtëzakonshme në shënimin e golave, me mesatare prej 1.28 golash për ndeshje (27 gola në 21 ndeshje), për dallim nga mesatarja prej 0.47 golash për takim më 2008-09, edicioni i tij i fundit me Manchester Unitedin.
Ronaldo ka realizuar 160 gola me të djathtën, 75 me të majtën, 62 me kokë, 63 nga penalltitë dhe 38 nga goditjet e lira.