Romano zbulon detajet e kontratës që do nënshkruajë Messi te PSG-ja

Sulmuesi Lionel Messi i dha fund aventurës te Barcelona pas plotë 18 viteve.

Sport

08/08/2021 16:07

Argjentinasi sot (e diele) foli në konferencë për shtyp për herë të fundit si lojtar i katalunasve, transmeton lajmi.net.

Pas një epoke te Barcelona, Messi me shumë gjasa do t’i bashkohet gjigantit francez, PSG.

“Parisienët” kanë dërguar ofertën e parë për Messin, derisa eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar të gjitha detajet.

Në postimin e tij, Romano konfirmoi se Messi do nënshkruajë për dy vite me opsion vazhdimi për një tjetër, derisa do paguhet 35 milionë euro për sezon, duke përfshirë bonuset.

Gjithçka pritet të kompletohet brenda javës së ardhshme./Lajmi.net/