Romano: Messi fitues i Topit të Artë, Lewandowski e fiton çmimin tjetër

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje para nisjes së ceremonisë për Topin e Artë.

Sport

29/11/2021 20:18

Raportohet se Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë për herën e shtatë në karrierë, derisa këtë e pohoi edhe Romano, transmeton lajmi.net.

Gjatë kohës sa ishte drejtpërdrejt në “Twitch”, Romano tha se tashme ndjesia që argjentinasi të fitojë Topin e Artë është duke u rritur.

“Ka ndjenjë të rritur se Messi është fitues i Topit të Artë dhe që Lewandowski do e fitojë çmimin e ri që u njoftua sot”.

Pra, polaku do e fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë në botë./Lajmi.net/