Romano: Ekziston një klauzolë lirimi e Haaland – mund të aktivizohet në vitin 2024

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se ekziston një klauzolë lirimi për Erling Haaland, që e lejon lojtarin të ndryshojë skuadër. Sipas Romanos, kjo mund të aktivizohet në vitin 2024 dhe kap vlerën e hiç më pak se 200 milionë eurove. Përmes një adresimi nga Youtube, ai tha se kjo klauzolë nuk është e vlefshme…

Sport

20/10/2022 16:38

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se ekziston një klauzolë lirimi për Erling Haaland, që e lejon lojtarin të ndryshojë skuadër.

Sipas Romanos, kjo mund të aktivizohet në vitin 2024 dhe kap vlerën e hiç më pak se 200 milionë eurove.

Përmes një adresimi nga Youtube, ai tha se kjo klauzolë nuk është e vlefshme vetëm për një klub (Real Madridin), por për të gjitha klubet që mund ta paguajnë këtë shifër dhe arrijnë marrëveshje me lojtarin.

Po i njëjti burim thotë se norvegjezi aktualisht është shumë i lumtur në “Etihad Stadium” dhe s’po e mendon largimin.

Ajo që thekson Romano është edhe një detaj i kësaj klauzole. Lojtari nuk mund të largohet në klubet e Premier Leagues.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të arrijë ta joshë futbollistin, që po kalon momentet më të mira të karrierës së tij. /Lajmi.net/