Romano: AC Milan ka më shumë se interesim për Origin, duan edhe rinovimin e Leao

AC Milan është duke punuar në transferimin e qendërsulmuesit Divock Origi nga Liverpool si agjent i lirë.

Sport

16/03/2022 19:42

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se “Rossonerët” janë duke punuar për nënshkrimin me Origin, lojtar të cilin e vlerësojnë shumë, përcjellë lajmi.net.

Kontrata e Origit me “Reds” skadon në verë, ndërsa Milan është duke punuar që të arrijë marrëveshje verbale sa më parë të jetë e mundur.

Përpos Origit, AC Milan gjithashtu është duke punuar që t’i rinovojë kontratën edhe sulmuesit Rafael Leao.

Portugezi këtë edicion ka dëshmuar kualitetin, duke qenë në disa ndeshje, çelësi që i solli Milanit fitoren, prandaj duan ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite./Lajmi.net/