Roma: Zyrtarët e ndeshjes e pranuan se penalltia ishte një gabim
Roma ka zbuluar se zyrtarët e ndeshjes kanë pranuar se kishin gabuar rëndë me akordimin e penalltisë në të mirë të skuadrës së Borussia Monchengladbach.
Sport
Roma dhe Borussia Monchengladbach kanë barazuar 1:1 në sfidën e fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Mysafirët gjermanë arritën barazimin në minutën e 95’ të ndeshjes, duke shënuar nga pika e bardh e penalltisë, e cila në të vërtetë nuk ekzistoi.
Gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti për Monchengladbach, në një rast topi goditi Smallingun në fytyrë, dhe jo siç pretendohej, në dorë.
“Menaxhmenti i Romës ka folur me zyrtarët e ndeshjes pas sfidës dhe ata pranuan se vendimi për dhënien e penalltisë ishte një gabim”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane, përcjell lajmi.net.
“Ne i respektojmë dhe falënderojmë për ndershmërinë e tyre të vërtetë dhe tani përqendrohemi në ndeshjen tjetër”./Lajmi.net/