Roma synon transferimin e Hakan Calhanoglu

Roma po synon ta transferojë Hakan Calhanoglun në kryeqytetin e Italisë.

Sport

13/12/2019 23:32

‘Giallorossi’ synojnë të sigurojnë shërbimet e yllit turk, Calhanoglu, dhe për këtë janë mëse të vendosur.

‘Corriere dello Sport’ insiston se drejtori sportiv Ricky Massara dhe Gianluca Petrachi kanë mbajtur bisedime mbi një shkëmbim të mundshëm lojtarësh, transmeton lajmi.net.

Calhanoglu thuhet se ka kërkuar kontratë të re nga Milan, dhe duket se nuk e ka me nxitim të largohet nga ‘San Siro’.

Roma dëshiron shërbimet e lojtarit, dhe për të janë gati të ofrojnë një nga emrat si Cengiz Under, Diego Perotti dhe Amadou Diawara.

Mesfushori ofensivë ka kontratë të vlefshme me Milan deri më 30 qershor të vitit 2021. /Lajmi.net/