Roma shkatërron Chievon
Roma ka shënuar fitore të lehtë në ‘Olimpico’ me rezultat 4:1.

Sport
Skuadra nga kryeqyteti italian në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A, ka mposhtur 4:1 skuadrën e Chievos.
Dzeko me dy gola, Schick dhe El Shaarawy me nga një, shënuan për fitoren e Romën.
Golin e vetëm për Chievon e shënoi Inglese, i cili në minutën e 59’ dështoi nga penalltia.
Me këtë fitore Roma mbetet në vendin e tretë me 70 pikë./Lajmi.net/