Roma insiston për transferimin e Iscos

Roma vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit spanjoll, Isco.

Sport

04/07/2022 15:35

Isco është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.

Lojtari para vetës ka disa oferta, por ende nuk ka vendosur.

Sipas ‘AS’, Roma insiston për transferimin e spanjollit, përcjell lajmi.net.

Interesim për Iscon kanë shfaqur edhe Sevilla e Real Betisi.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Iscos./Lajmi.net/