lajmi.net

Roma fiton dhe e ndjek Juventusin

Roma nuk ka dështuar në shtëpi të Sassuolos, duke fituar me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 30-të të Serie A. Skuadra Giallorossi është treguar e sigurt dhe fitoi pa problem, duke vazhduar ta ndjek Juventusit, në krye të tabelës. Mattia Destro e kaloi në avantazh ekipin e Rudi…

Sport

30/03/2014 12:30

Roma nuk ka dështuar në shtëpi të Sassuolos, duke fituar me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 30-të të Serie A.

Skuadra Giallorossi është treguar e sigurt dhe fitoi pa problem, duke vazhduar ta ndjek Juventusit, në krye të tabelës.

Mattia Destro e kaloi në avantazh ekipin e Rudi Garcias në minutën e 16-të, ndërsa  Michele Bastos e vulosi fitoren e Romës në minutat shtesë.

Pas kësaj fitoreje, Roma iu afrua Juventusit në 11 pikë, duke e ‘gozhduar’ pozitën e dytë.

Roma fiton dhe e ndjek Juventusin

Roma e ka mposhtur Udinesen me rezulat 3:2 sonte, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28’të të Serie A, duke vazhduar ta ndjek kryesuesin Juventus, në luftë për titull të kampionit në Serie A. Në një ndeshje me plot raste dhe gola, skuadra e Rudi Garcias festoi në fund. Francesco Totti e kaloi në…

Sport

17/03/2014 21:57

Roma e ka mposhtur Udinesen me rezulat 3:2 sonte, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28’të të Serie A, duke vazhduar ta ndjek kryesuesin Juventus, në luftë për titull të kampionit në Serie A.

Në një ndeshje me plot raste dhe gola, skuadra e Rudi Garcias festoi në fund.

Francesco Totti e kaloi në epërsi ekipin vendës në minutën e 22’të, ndërsa Mattia Destro e dyfishoi rezultatin vetëm tetë minuta më vonë.

Giampiero Pinzi e ngushtoi rezultatin në minutën e 51’të, ndërsa Vasilios Torosidis e ngriti sërish avantazhin e Giallorossi.

Skuadra nga Udine nuk u dorëzua assesi, duke shënuar prapë, me anë të Dusan Basta në minutën e 80’të, por kjo ishte e tëra që arritën ta bënin bardh e zinjtë.

Roma gjendet në pozitën e dytë në tabelë, 14 pikë më pak se Juventusi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

LM