Roma e refuzon ofertën e parë të Milanit për Zaniolon

Roma e ka refuzuar ofertën e parë që Milani ia dërgoi për Niccolo Zaniolo.

Sport

03/06/2022 08:07

Futbollisti po shihet si pjesë e rëndësishme e formacionit të Jose Mourinhos, andaj ky i fundit nuk e ka ndërmend ta largojë atë.

Siç raporton Gazzeta Italia, oferta fillestare e “kuqezinjve” për lojtarin ishte 25 milionë euro dhe Alexis Saelemaekers, transmeton lajmi.net.

Ky propozim nuk i joshi aspak kryeqytetasit që llogarisin edhe për vite të tjera në shërbimet e italianit.

Zaniolo pati një sezon të mirë me ish-kampionët italianë. Ai shënoi dy gola dhe dy asistime në 28 ndeshje në Serie A.

22-vjeçari ishte krucial edhe në triumfin që “giallorossi” e patën në Conference League, duke e shënuar golin vendimtar ndaj Feyenoord. /Lajmi.net/