Rohde viziton trupat gjermane në KFOR: U ndjeva pak si t’isha kthyer në shtëpi
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me zëvendësin e tij, Christian Böttcher kanë vizituar trupat gjermane të KFOR-it në kampin “Bondsteel”, ku morën një informim të detajuar mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike që përdoren gjatë patrullimeve dhe vëzhgimeve të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “U ndjeva pak si t’isha kthyer në…

Lajme
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me zëvendësin e tij, Christian Böttcher kanë vizituar trupat gjermane të KFOR-it në kampin “Bondsteel”, ku morën një informim të detajuar mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike që përdoren gjatë patrullimeve dhe vëzhgimeve të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“U ndjeva pak si t’isha kthyer në shtëpi” tha ambasadori Rohde, duke kujtuar kohën e tij në Strandmeisterkompanie të Gjermanisë në vitet 1980.
“Një vizitë e mbushur me kujtime dhe përshtypje të thella: Së bashku me zëvendësin tim, eksploruam pajisjet teknike dhe fuqinë operacionale të trupave tona të KFOR-it në kampin “Bondsteel”.
Ende ndihem krenar që pashë “Ahlmann”-in në veprim, tashmë pak më modern se në ditët e mia në Marinë. Falënderime ekipit për punën e shkëlqyer”, shkroi Rohde në BlueSky.