Rohde siguron kosovarët: Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka vazhduar takimet me krerët e partive politike. Rohde u takua gjatë ditëve të fundit me liderët e vendit si: Abdixhiku, Kurti, Krasniqi e Haradinaj me të cilët bisedoi rreth procesit zgjedhor. Pas përfundimit të ciklit të takimeve, Rohde deklaroi se Gjermania do të vazhdojë partneritetin e ngushtë…

Lajme

05/02/2025 15:10

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka vazhduar takimet me krerët e partive politike.

Rohde u takua gjatë ditëve të fundit me liderët e vendit si: Abdixhiku, Kurti, Krasniqi e Haradinaj me të cilët bisedoi rreth procesit zgjedhor.

Pas përfundimit të ciklit të takimeve, Rohde deklaroi se Gjermania do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me çdo qeveri të ardhshme të Kosovës.

“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, shkroi Rohde.

Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare në Kosovë do mbahen këtë të diel me datën 9 shkurt./Lajmi.net/