Rohde: Qëllimi i KFOR-it u përmbush, forcat e Millosheviqit ikën dhe vendi shpalli pavarësinë

26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR-i. Me këtë rast vendi shpalli datën 12 qershor si Ditë të Paqes, që përket me ditën e çlirimit. Në këtë ngjarje të madhe sot për Kosovën ,ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkroi në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar ish-Sekretarin e…

Lajme

12/06/2025 09:55

26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.

Me këtë rast vendi shpalli datën 12 qershor si Ditë të Paqes, që përket me ditën e çlirimit.

Në këtë ngjarje të madhe sot për Kosovën ,ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkroi në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes Britanike/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson, i cili në atë kohë pati thënë: “Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”.

“Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës”, përfundoi Rohde. /Lajmi.net/