Rohde nga Kosova ndjek zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte
Gjermanët u janë drejtuar sot kutive të votimit, pas një fushate intensive. E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet në Gjermani. Ai ka ftuar disa miq dhe kolegë në rezidencën e tij në Prishtinë, ku po presin rezultatet e zgjedhjeve. Kështu është bërë e ditur në një postim…

Lajme
Gjermanët u janë drejtuar sot kutive të votimit, pas një fushate intensive.
E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet në Gjermani.
Ai ka ftuar disa miq dhe kolegë në rezidencën e tij në Prishtinë, ku po presin rezultatet e zgjedhjeve.
Kështu është bërë e ditur në një postim të ambasadës gjermane në Instagram.
“Rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani tregojnë se do të jetë një natë e gjatë dhe intensive para televizorit”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
Sipas rezultateve të deritanishme të bëra publike, Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.
Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave.