Rohani: Do diskutojmë me Evropën, Rusinë dhe Kinën për marrëveshjen bërthamore

Presidenti iranian, Hassan Rohani deklaroi sot në mbrëmje se kërkon të diskutojë sa më shpejtë me europianët, kinezët, rusët për të parë nëse këta mund të garantojnë interesat e Iranit pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane.

Bota

08/05/2018 22:03

Rohani gjatë një konference për shtyp në televizionin shtetëror iranian “akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump se po praktikon një luftë psikologjike”.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.