Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh
Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania 5. Ky i fundit ka vazhduar sërish me akuza ndaj banores, duke i përmendur familjarët nga jashtë. Gjithashtu e ka përfshirë edhe tezen e saj duke qenë se njihen e kanë miqësi bashkë. “Ti nuk e ke pikën e…
ShowBiz
Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania 5.
Ky i fundit ka vazhduar sërish me akuza ndaj banores, duke i përmendur familjarët nga jashtë.
Gjithashtu e ka përfshirë edhe tezen e saj duke qenë se njihen e kanë miqësi bashkë.
“Ti nuk e ke pikën e vlerës, më ke sharë gruan”, i tha fillimisht Rogerti.
E më pas theksoi se tezja e ka shtyrë të hyjë në këtë format për shkak të veprimeve që ka bërë.
“Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh”, iu drejtua Selinit.
Rogerti e ka akuzuar për shumë gjëra konkurrenten, duke sjellë edhe informacione nga jashtë.