Rodrygo pëson këputje të ligamentit ACL, humb Kupën e Botës
Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Rodrygo, ka pësuar një këputje të ligamentit të përparmë të gjurit (ACL) dhe do të mungojë në Kupën e Botës, raportoi e përditshmja spanjolle Marca. Sipas raportimit, dëmtimi është i rëndë dhe pritet ta mbajë futbollistin jashtë fushave për disa muaj, duke e përjashtuar nga pjesëmarrja në turneun më të…
Sport
Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Rodrygo, ka pësuar një këputje të ligamentit të përparmë të gjurit (ACL) dhe do të mungojë në Kupën e Botës, raportoi e përditshmja spanjolle Marca.
Sipas raportimit, dëmtimi është i rëndë dhe pritet ta mbajë futbollistin jashtë fushave për disa muaj, duke e përjashtuar nga pjesëmarrja në turneun më të madh të futbollit me përfaqësuesen e Brazil, transmeton lajmi.net.
Një dëmtim i tillë zakonisht kërkon ndërhyrje kirurgjikale dhe një periudhë të gjatë rikuperimi, që në shumicën e rasteve zgjat nga gjashtë deri në nëntë muaj./lajmi.net/