Rodri rrezikon ta humbasë fillimin e sezonit
Mesfushori i Manchester Cityt dhe i Kombëtares së Spanjës, Rodri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në shpinë, ka konfirmuar klubi anglez. Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2024 kishte ndier shqetësime në shpinë prej disa kohësh, ndërsa pas vlerësimeve mjekësore vendosi t’i nënshtrohej operacionit. “Mesfushori kishte ndier shqetësime prej një kohe,…
Sport
Mesfushori i Manchester Cityt dhe i Kombëtares së Spanjës, Rodri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në shpinë, ka konfirmuar klubi anglez.
Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2024 kishte ndier shqetësime në shpinë prej disa kohësh, ndërsa pas vlerësimeve mjekësore vendosi t’i nënshtrohej operacionit.
“Mesfushori kishte ndier shqetësime prej një kohe, por tashmë i është nënshtruar një procedure për ta zgjidhur problemin dhe do të nisë një periudhë të shkurtër rehabilitimi”, thuhet në njoftimin e Manchester Cityt.
Klubi nuk ka bërë të ditur kohën e saktë të rikthimit të 30-vjeçarit, megjithatë mediat britanike raportojnë se ai mund ta humbasë fillimin e sezonit të ri në Premier Ligës, i cili nis më 21 gusht.
Rodri vjen pas një vere të suksesshme me Kombëtaren e Spanjës, të cilën e udhëhoqi si kapiten drejt triumfit në Kupën e Botës 2026, ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.
Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn dhe në muajt e fundit është lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madridi.