Rodgers akuzon Sanchezin për simulim

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka akuzuar yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, duke thënë se ai simuloi në derbin e sotëm të zhvilluar në Anfield.

Sport

21/12/2014 22:52

Rodgers ka thënë se Sanchez ka simuluar gjatë gjuajtjes të lirë, nga e cila erdhi dhe goli i shënuar nga skuadra e Arsenalit.

“Fillimisht, dua të them se ishte një performancë e shkëlqyer me disa pasime shumë të sakta”, tha Rodgers.

“Ne e kemi merituar të ishim në epërsi gjatë pjesës së parë, mirëpo unë nuk mendoj se ajo ishte gjuajtje e lirë nga i cili erdhi goli i tyre”.

“Për mendimin tim, Sanchez simuloi dhe gjyqtari nuk e pa këtë gjë. Sidoqoftë, ne duhet të mbrohemi më mirë pasi humbëm tre duele”, përfundoi Rodgers.