Roche: Di Maria perfekt për PSG-n

Ish-mbrojtësi i PSG-s, Alain Roche është i bindur se anësori i Manchester United, Angel Di Maria do të ishte një lojtar perfekt për skuadrën franceze.

Sport

18/05/2015 11:40

Alain Roche ka thënë se Angel Di Maria do të ishte një transferim perfekt për skuadrën franceze, PSG.

“Ju duhet të shënoni gola në mënyrë që të bëni dallimin në nivelin e lartë”, tha Roche për L’Equipe.

“Për mendimin tim, PSG duhet të transferojë një anësor të majtë i cili mund ta bëj diferencën. Argjentinasi, Di Maria do të ishte perfekt për këtë gjë”.

“Ai mund të shpërthejë mbrojtjen kundërshtare, të krijojë raste, të shënojë gola dhe mund të luaj në secilën pozitë të sulmit. Ai do të ishte një bonus i madh për PSG-n”, përfundoi Roche.