Roboti “refuzon” t’i japë dorën Merkelit (Foto)
Maja e teknologjisë më të lartë të kompanisë ”Honda”, roboti Asimo ka refuzuat t’i jap dorën kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Japoni.
Bota
Gjatë vizitës në Miraikan, muzeu kombëtar japonez i shkencave dhe i shpikjeve, Merkel u prit nga humanoidi i njohur i cili, pas përshëndetjes së mirësjellshme ”Mirëdita kancelare. Mirëserdhët në Miraikan”, filloi të bëjë disa xhonglime me top për nder të shpalljes së Gjermanisë kampione e botës në futboll.
Veç kësaj, Asimo bëri edhe një provë vallëzimi.
E habitur nga performanca, Merkel iu afrua humanoidit për ta përgëzuar dhe për t’i shtrënguar dorën, por roboti ”refuzoi” duke afruar dorën e tij pranë trupit.
Përpjekja e kancelares për t’ia marrë dorën Asimos rezultoi e pasuksesshme.
Ndoshta roboti ishte programuar për të respektuar traditat japoneze dhe jo përshëndetjet perëndimore.
Megjithatë, Merkel, si kompensim, i ledhatoi ngrohtësisht shpatullat Asimos.