Roboti që përgatit 400 hamburgerë në orë

Tashmë jemi mësuar duke parë makina që ngasin vetë dhe robotë që ecin si qenie të gjalla. Inteligjenca artificiale dhe robotët duken më në modë se kurrë. Kështu, për pak kohë do të përballemi me makina të reja, të cilat do të bëjnë gjëra impresionuese. Ato do të na kryejnë shumë punë dhe do na…

Lifestyle

15/01/2014 13:00

Tashmë jemi mësuar duke parë makina që ngasin vetë dhe robotë që ecin si qenie të gjalla. Inteligjenca artificiale dhe robotët duken më në modë se kurrë. Kështu, për pak kohë do të përballemi me makina të reja, të cilat do të bëjnë gjëra impresionuese.

Ato do të na kryejnë shumë punë dhe do na lehtësojnë gjërat, përfshirë këtu edhe punët në kuzhinë. Për shembull, njëri prej tyre do të jetë një robot i cili përgatit dhe gatuan 400 hamburgerë për orë, në një mënyrë tërësisht autonome.

Kjo makinë, ide e prodhuesit Momentum Machines, vetëm kërkon që të vendosen përbërësit në të dhe ajo është përgjegjëse për prerjen e domateve apo trangujve, ta presë mishin, ta bëjë ‘tost’ bukën dhe ta grijë mishin e viçit, duke e bërë të gatshëm për konsumimin e tij.

Dhe, e gjithë kjo për një shpejtësi prej 400 hamburgerësh në orë (secila merr më pak se 10 sekonda), me një shpejtësi të mjaftueshme prej dinamikës që e kërkon një restorant i ushqimit të shpejtë.

Në internet, nuk ka shumë detaje rreth shfaqjes së makinës, për instalimin apo pastrimin e saj. Me siguri, pyetja më e shpeshtë do të ishte se kur mund ta kemi në dispozicion këtë lloj makine, për familjen tonë.