Robotët kamarierë në Kinë (Foto)

Një restaurant në Kinë është duke i mahnitur klientët duke përdorur disa robotë për shpërndarjen e pijeve dhe ushqimit.

Auto & Tek

15/08/2014 20:19

Stafi mekanik i kamarierëve po i kënaqë klientët, duke marrur porositë dhe duke shpërndarë ushqimin dhe pijet, e më pas duke i dërguar enët në vendin e larjes.

Këta kamarierë robotë janë vendosur në një restaurant në Kunshan, i cili është hapur javën e kaluar.

“Vajza ime më kërkoi të shpikja diçka. Asaj nuk i pëlqejnë punët e shtëpisë”.

Kështu shprehet Song Yugang, pronarë i një restoranti të ri në Kunshan, Kinë, i cili ka mbushur kuzhinën e tij me robotë.

Tre robotë kujdesen për shpërndarjen e ushqimeve nëpër tavolina kurse dy të tjerë janë të vendosur në kuzhinë, për të vendosur ushqimet në pjata.

Kostoja e ketij investimi është më pak se pesë mijë euro, e barabartë me pagën vjetore të një punonjësi në këtë restorant.