Robotët e seksit kanë filluar të përdoren me të madhe, por…

Robotët e seksit shumë shpejt mund të përdoren për të shoqëruar personat në moshë të shtyrë si dhe të kujdesen që çiftet që jetojnë në distanca të largëta të kenë jetë seksuale normale, shkruan Telegraph.co.uk

Lifestyle

06/07/2017 17:42

Tashmë në botë ekzistojnë katër kompani që prodhojnë robotë që ngjasojnë me njerëzit por që në fakt janë kukulla, por ekspertët thonë se në të ardhmen numri i tyre do të jetë shumë i madh.

Noel Sharkey nga Universiteti i Sheffield thotë se ka ardhur koha që institucionet të rregullojnë me ligj përdorimin e robotëve që përdoren për kënaqësi seksuale.

“Mund t’ju them me siguri se robotët janë duke ardhur”, thotë Sharkey, duke shtuar se problem është që kjo temë nuk po diskutohet më shumë. Ai shpjegon se pleqtë po i përdorin robotët për kënaqësi seksuale gjithnjë e më shumë, teksa tregon se njerëzit me shkallë të rëndë të sëmundjes së Alzheimer’it, nuk mund ta vërejnë dallimin mes kukullës robot dhe njeriut normal në aspektin seksual.

Një raport i publikuar nga Sharkey tregon se 30 për qind e grave dhe gati 70 për qind e burrave janë në favor të përdorimit të këtyre robotëve për qëllime seksuale, të cilët kushtojnë nga 4 mijë në 12 mijë dollarë.

Ana e keqe e robotëve qëndrojnë pikërisht në faktin që ata nuk janë njerëz, si dhe në faktin që përdoruesit ndihen gjithnjë e më të izoluar dhe e shkëpusin kontaktin me njerëzit tjerë. /Lajmi.net/