Robinson Kruzo i Grykës së Rugovës (Foto – Video)

Janë dëgjuar histori të shumta për personazhe që e kanë kaluar jetën në vetmi në ishuj të ndryshëm, të izoluar nga njerëzimi dhe të rrethuar me një botë imagjinare.

Lajme

08/08/2015 12:43

Histori të ndryshme me rrëfime përafrisht të ngjashme janë paraqitur duke filluar nga personazhi i romanit të famshëm “Robinson Kurzo” i autorit Daniel Defoe e deri të filmi “Cast Away” me rol kryesor të aktorit të famshëm Tom Hanks.

Të gjitha këto rrëfime artistike tregojnë për fatkeqësitë që u ndodhin personazheve gjatë udhëtimit, e ku përfundojnë të vetmuar në ishuj të oqeaneve.

Asnjëri nga ta, nuk do ta zgjidhte me dëshirë të ishte i vetmuar dhe larg botës së civilizuar. Por të njëjtën gjë nuk e mendon një personazh me një jetë të ngjashme si ato të romaneve e që jeton në Kosovë.

Për dallim me historitë e trilluara në romane e skenarë filmash, ky i fundit është i vërtetë dhe rrëfimi i tij vjen hiq më larg se nga pjesa perëndimore e Kosovës, pra Peja.

Mitat Nallbani, teknik i dhëmbëve

Bëhet fjalë Mitat Nallbanin, një teknik i dhëmbëve, i cili herë pas herë lë qytetin e lindjes për të shkuar pak kilometra më larg në botën imagjinare të krijuar nga vet ai.

pe1

Ai ndjehet më mirë dhe më i lirë në atë botë të krijuar në mes të lumit dhe i rrethuar me male të larta, ku dukshmëri të gjatë ka vetëm lartë në qiell.

Një person që merret me prodhimin e protezave, dhëmbëve prej porcelani dhe produkteve tjera stomatologjike, tash e më shumë se një vit ka nisur të krijojë një oazë në mes të Lumëbardhit që rrjedh nga bjeshkët e Rugovës e kalon nëpër qytetin e Pejës.

pe2

Shumë turistë që vizitojnë vise të ndryshme të këtyre maleve, mbesin pa frymë kur e shohin atë vendbanim të pazakonshëm në mes të lumit.

Disa e konsiderojnë si  një instilacion artistik, por shumë të tjerë e përshkruajnë si një realitet të frikshëm që i përngjan me filma horror.

pe4

Por Mitat, pa e qarë kokën shumë për opinionet e qytetarëve, ka vendosur që atë “parajsë” të tijën ta emërtojë me një emër shumë ekzotik. E ka quajtur “Hotel Relax”, pasi që thotë se këtë punë e bënë vetëm për relaks.

Gjatë vizitës që i ka bërë ekipi i lajmi.net,  dhe në një intervistë të realizuar me të, Mitati thotë se gjatë stinës  të verës ky është vendi më i preferuar i tij.

pe3

pe6Ai tregon se që nga fëmijëria është marrë me këso lloj pune dhe se shëtitjen nëpër bjeshkë e ka pasion.

“Unë këtë e kam dhunti prej Zotit, prej fëmijërisë jam marrë me kësi  gjera të imëta dhe e kam gjet vetën këtu”, tregon ai.

pe6 (2)

Por, Nallbani nuk është që jeton i vetëm në “botën” e tij të krijuar. Ai thotë se atë e vizitojnë shumë turist madje edhe të huaj.

“Ka vizitorë shumë, sidomos gjatë sezonit të verës kur vijnë diaspora. Ka edhe turistë të huajt, amerikanë , zviceran, gjerman etj”, thotë ai.

pe5

Të gjithë vizitorët e “Hotel Relax” të Nallbanit, aty mund të gjejnë  punime që nga kohët e lashta duke përfshirë edhe simbolet fetare, si dhe ato të kohës moderne. Aty nuk mungon as edhe gjakuzi i krijuar nga Nallbani./lajmi.net/

YouTube player