Robertson: Nesër do të përpiqemi të fitojmë ndaj Real Madridit
Lojtari i Liverpool, Andrew Robertson ka folur përpara finales së Ligës së Kampionëve.

Sport
Liverpooli do të jenë nikoqir i Real Madridit në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.
E, përpara kësaj ndeshje ishte edhe Robertson që foli për përballjen e tyre ndaj Realit.
Sipas skocezit, Liverpooli do të përpiqen në të gjitha format që të fitojnë Ligën e Kampionëve.
“Në këtë sezon ne duam të fitojmë gjithçka, kemi luftuar lëndimet, problemet, kemi besim. Ishte një sezon fantastik deri në ndeshjen e fundit. Nesër do të përpiqemi të fitojmë”, tha ai, përcjell lajmi.net.
Robertson komentoi edhe finale e vitit 2018, ku ‘Mbretërit’ u shpallën kampion, pasi mposhtën ‘Reds’ me rezultatin 3:1.
Ai tha se ata tashmë kanë shansin të hakmerren ndaj gjigantit spanjollë.
“Ne kemi një shans për t’u hakmarrë, por Kievi është shumë në të kaluarën, tani jemi të fokusuar në këtë ndeshje. Ne duam të fitojmë trofeun”, përfundoi ai.
Finalja e Ligës së Kampionëve në mes Liverpool – Real Madrid zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/