Roberts: Sipas ZPS-së edhe Adem Jashari është një anëtar i pretenduar i NPK-së, të cilit s’ia përmendin emrin

Avokati Roberts tha se si anëtarë të dyshuar të NPK-së përmenden shumë emra, që nuk janë të akuzuarit, dhe Prokuroria synon të bëjë lidhjen e tyre me të akuzuarit duke pretenduar qëllimin e përbashkët kriminal. Ai tha se në këtë proces nga Prokuroria është përmendur edhe Adem Jashari, duke kujtuar se ai përmendet kur ka…

Lajme

12/02/2026 16:29

Avokati Roberts tha se si anëtarë të dyshuar të NPK-së përmenden shumë emra, që nuk janë të akuzuarit, dhe Prokuroria synon të bëjë lidhjen e tyre me të akuzuarit duke pretenduar qëllimin e përbashkët kriminal.

Ai tha se në këtë proces nga Prokuroria është përmendur edhe Adem Jashari, duke kujtuar se ai përmendet kur ka luftuar në fillim të 1998-ës në Prekaz, por Roberts shtoi se nuk përmendet fare “masakra që i ka ndodhur kësaj familjeje”.

“Përmendet edhe në raste të tjera që është takuar me Veselin dhe Thaçin më 1992, apo që është prezantuar me Selimin nga Sulejman Selimi më 1994. Po ashtu, thuhet se më 4 mars 1998 është takuar me Selimin, Sabit Gecin, Rrahman Ramë e të tjerë” për të diskutuar për armët dhe UÇK-në.

“Përfundimi i logjikshëm që ka nxjerrë ZPS që këto lidhje mes të akuzuarve dhe Adem Jasharit janë relevante për argumente të ZPS-së apo NPK-së”, tha Roberts.

Ai tha se mendon që Prokuroria e bënë këtë sepse sipas tyre “edhe Adem Jashari është anëtar i pretenduar i NPK të cilit nuk ia përmendin emrin. Pra, nuk mund të diskutosh thelbin e NPK dhe të pretendosh që çdo anëtar i lartë i UÇK-së ka qenë pjesë e kësaj ndërmarrjeje, përfshirë këtu edhe Adem Jasharin”.

“Megjithatë, unë mendoj që nëse e pyet Prokurorinë ajo s’mund të përgjigjet. Nëse e pyesni a ka qenë Adem Jashari pjesë e kësaj NPK-së që pretendoni ju sepse po të ishte kështu prokuroria do të ishte në gjendje ta vërtetojë këtë”, tha ai.