Roberts: Rexhep Selimi është tërësisht i pafajshëm
Geoffrey Roberts, avokat i Rexhep Selimit ka thënë se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet pretenduara në aktakuzë. Ai këtë e tha këtë sapo filloi deklaratën e tij përmbyllëse të cilën e nisi pas mbrojtjes së Kadri Veselit. “Selimi është tërësisht i pafajshëm për secilën prej krimeve të pretenduara në…
Lajme
Geoffrey Roberts, avokat i Rexhep Selimit ka thënë se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet pretenduara në aktakuzë.
Ai këtë e tha këtë sapo filloi deklaratën e tij përmbyllëse të cilën e nisi pas mbrojtjes së Kadri Veselit.
“Selimi është tërësisht i pafajshëm për secilën prej krimeve të pretenduara në aktakuzë”, tha ai.
Roberts theksoi se Prokuroria nuk ka arritur që të vërtetojë asnjë prej pretendimeve të saj.
“ZPS-ja thjesht nuk ka arritur që të përmbush detyrimin e saj për të vërtetuar asnjërën prej këtyre krimeve të pretenduara përtej dyshimit të arsyeshëm”, tha Roberts.