Roberto pritet të rinovojë me Barçen, pranon përgjysmim të pagës

Sergi Roberto pritet të qëndrojë në Barcelonë të paktën edhe për një vit.

Sport

26/04/2022 17:11

Krejt kjo pasi lojtari polivalent spanjoll ka rënë dakord në parim për rinovimin e kontratës me klubin blaugrana.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Spanjë, 30-vjeçari do ta sakrifikojë gjysmën e pagës vetëm për të qëndruar në Camp Nou.

Gjatë ditës së sotme Barcelona ia rinovoi kontratën edhe Ronald Araujos, ndërsa pas tij radhën e kanë Roberto dhe Dembele, shkruan lajmi.net.

Kontrata e Robertos skadon në qershor të këtij viti.

Gjatë këtij sezoni me Barçen, Roberto ka luajtur vetëm nëntë ndeshje në La liga, ku ka shënuar dy gola dhe një asistim. /Lajmi.net/