Roberto Martinez njëri nga kandidatët për të marrë drejtimin e Tottenham
Robert Martinez mund të jetë njëri ndër emrat që do të menaxhojë klubin e Tottenham Hotspur.
Sport
Që nga largimi i Jose Mourinho më 19 prill të këtij viti, Spurs kanë mbetur pa trajner, transmeton lajmi.net.
Tani, njëri ndër emrat e përfolur që mund të marrë drejtimin e klubit londinez është pikërisht trajneri aktual i Belgjikës, Roberto Martinez.
Siç raporton, Todofichajes, spanjolli mund të bashkohet me Tottenham pasi të përfundojë Kampionati Evropian, i cili do të fillojë më 11 qershor.
Tottenham është aktualisht duke u udhëhequr nga Ryan Mason, i cili mori drejtimin pas largimit të portugezit.
E ardhmja përfundimtare e Martinez mund të vendoset në muajin qershor./Lajmi.net/