Roberti: Mos u gëzoni, këta janë Ushtria e Kosovës e duhet me i përkrahë deri në vdekje
Edhe Roberti ka diçka për të thënë lidhur me ngjarjet e fundit.

ShowBiz
Robert Berisha është njëri prej artistëve që gjatë ditës së sotme reagoi lidhur me konfirminin e aktakuzave nga Specialja, shkruan lajmi.net.
Brenda dy ditësh u konfirmuan aktakuzat për Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe tashmë ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Kjo nxiti reagime të shumta në publik, ku me moton “Liria ka emër”, politikanë e artistë të shumtë kanë reaguar.
Këngëtari Robert Berisha, me anë të një postimi në Instagram thotë se nuk duhet të lejojmë të na i marrin personat që na sollën lirinë.
“Ska njeri qe ska gabu ne ket jetë veq nuk bon me leju me na marr njo ka njo njerzt qe i kan dal plumit e tenkave perpara per me dal na tjert sot me pi kafe pa tutë e pa te thon dikush Daj licnu kartu majku majku ti *** mos u gzoni se kta jon ushtria e Kosovës e duhet mi përkrahë deri n’vdekje. UÇK”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/