Robert De Niro, pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë
Aktori i madh Robert De Niro do ta bëjë hapjen e Edicionit të 22-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, i cili mbahet më 12-22 gusht, me filmin “Taksisti”.

ShowBiz
Pesë herë i nominuar për “Oscar”, dy herë fitues i çmimit të madh, De Niro do të marrë çmimin e parë të këtij festivali për arritje jetësore, për kontributin e tij në kinematografi në mbarë botën.
“Jemi të lumtur që De Niro është i pari që e merr këtë çmim nga ne. Ka disa vite që e kemi dashur De Niron në festivalin tonë, dhe tash jemi të ekzaltuar me lajmin që ai vjen”, thotë drejtori i Festivalit, Mirsad Purivatra.
Aktori gjatë festivalit po ashtu do të flasë edhe në programin “In Conversation”, për audiencën dhe për gazetarët që këtë vit përcjellin festivalin.
Çmimin “Zemra e Sarajevës” në të kaluarën e kanë fituar Angelina Jolie, Steve Buscemi, Benicio Del Toro, Jafar Panahi, Danis Tanovic etj./ATSH