Robelli: Dështimet nuk mund të mbulohen me lajme pompoze se po hidhen themelet e “industrisë ushtarake”
Gazetari Enver Robelli ka reaguar pasi kryeministri Kurti ka nënshkruar vendimin që Kosova të hapë fabrikën për prodhimin e municionit. Robelli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo Qeveri nuk ka rezultate të prekshme në disa fusha: infrastrukturë, arsim, shëndetësi, politikë të jashtme dhe zhvillim ekonomik që rrit mirëqenien e qytetarëve e që…
Lajme
Gazetari Enver Robelli ka reaguar pasi kryeministri Kurti ka nënshkruar vendimin që Kosova të hapë fabrikën për prodhimin e municionit.
Robelli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo Qeveri nuk ka rezultate të prekshme në disa fusha: infrastrukturë, arsim, shëndetësi, politikë të jashtme dhe zhvillim ekonomik që rrit mirëqenien e qytetarëve e që për këtë e ka “fajësuar” kreun e Qeverisë.
Sipas Robellit, dështimet tani në prag të zgjedhjeve – nuk mund të mbulohen me lajme pompoze se po hidhen themelet e “industrisë ushtarake”.
“Para se të bëhen hapa të tillë kinse kolosalë në “industrinë ushtarake”, do të ishte mirë të ndërtohej ajo ura e famshme te liqeni i Badovcit. Ky është një nga 1001 shembujt ku mes premtimit dhe realizimit qëndron i hapur një hendek i madh. Dhe hendeku nuk mbyllet nëse shefi i qeverisë nuk i sheh të metat dhe nuk i tërheq konsekuencat. Një nga këto konsekuenca do të ishte menaxhimi i ekipit qeverisës dhe rifreskimi i tij. Kjo është dashur të ndodhë qëmoti. Në politikë (sidomos), kryeneçësia që shitet si parimësi është ves, jo virtyt”, ka shkruar Robelli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: