Robbie Williams sjell këngë festive, temë e saj edhe pandemia

Robbie Williams lansoi një këngë të veçantë.

ShowBiz

26/11/2020 17:31

Këngëtari i njohur Robbie Williams ka publikuar një projekt të ri në prag të festave të fundvitit, shkruan lajmi.net.

Kënga e re e artistit britanik titullohet “Can’t Stom Christmas”, në të cilën flet edhe për situatën në të cilën gjendet e gjithë bota.

Pra, në këtë projekt, William përshkruan problemet gjatë periudhës së pandemisë dhe faktin që këto festa nuk do të jenë të njëjta sikurse viteve të kaluara për shkak të COVID-19.

YouTube player

Në vargjet e këngës, artisti përmend edhe faktin se shumëkush në këtë vit humbi disa miq, andaj thotë se sot është fat të jesh gjallë, ani pse situata është e atillë sikurse të jemi në luftë.

Ndyshe, “Can’t Stop Christmas” është pjesë e albumit të tij, “The Christmas Present”. /Lajmi.net/