Robbie Williams mendon se bota është false e jeta e tij iluzion
Këngëtari amerikan ka folur lidhur me jetën e tij.

ShowBiz
Këngëtari i njohur amerikan, Robbie Williams, së fundmi ka folur lidhur me jetën e tij private, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Ai ka treguar rreth shëndetit të tij mendor dhe varësisë prej lëndëve narkotike.
Robbie kishte thënë se nëse vazhdon të konsumojë në mënyrë të tillë, siç bën tani, mund të mos i kujtojë tekstet në koncertet e tij, gjë që edhe ka ndodhur.
Daily Star raporton se Robbie beson se ka njohuri se bota është false dhe se jeta është një iluzion si në filmin ‘The Matrix”.
Gjatë kësaj bisede ai iu lut organizatorëve të ‘James Bond’ që ta lejojnë atë të marrë rolin e ‘007’ pas Daniel Craig për të luftuar krimin pas filmit të tij të fundit, “No Time To Die”./Lajmi.net/