RKI: COVID-19 në Gjermani do të jetë nën kontroll në fund të vitit

Pandemia e koronavirusit do të jetë nën kontroll në Gjermani deri në fund të vitit, ka theksuar kreu i agjencisë së shëndetit publik të vendit.

Bota

14/01/2021 12:17

“Në fund të vitit do të kemi nën kontroll këtë pandemi,” tha Lother Wieler, presidenti i institutit Robert Koch për sëmundjet infektive, duke shtuar se vaksinat e mjaftueshme do të ishin në dispozicion për të mbrojtur tërë popullatën.

Por, ai paralajmëroi se llojet e reja më të transmetueshme të virusit që kanë evoluar në MB dhe Afrikën e Jugut rrezikojnë të përkeqësojnë situatën në ndërkohë. Gjermania deri më tani ka regjistruar 16 raste me llojin britanik të virusit dhe katër me llojin nga Afrika e Jugut, tha Wieler në një konferencë shtypi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton lajmi.net.

Të gjitha rastet deri më tani janë kapur nga njerëz që kishin udhëtuar jashtë vendit, tha ai. Këto nuk do të jenë variacionet e fundit që do të shihen, tha ai, duke iu referuar gjithashtu një varianti të ri të koronavirusit që u gjet në Brazil.

“Do të kemi më shumë variacione … Prandaj mos udhëtoni”. /Lajmi.net/