Rizvanolli viziton punëtorët e KEDS-it, u njoftua për mbingarkesat e kohëpaskohshme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar ambientet e Qendrës Dispeqerike në KEDS. KEDS përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo është njoftuar mbarëvajtjen e rrjetit elektrik shpërndarës në këtë natë festive, për detajet e së cilës e njoftoi z. Hajdin Zhdrella, Menaxher i Rrjetit në KEDS. “Me theks të veçantë, ajo u…
Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar ambientet e Qendrës Dispeqerike në KEDS.
KEDS përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo është njoftuar mbarëvajtjen e rrjetit elektrik shpërndarës në këtë natë festive, për detajet e së cilës e njoftoi z. Hajdin Zhdrella, Menaxher i Rrjetit në KEDS.
“Me theks të veçantë, ajo u njoftua për mbingarkesat e kohëpaskohshme që po paraqiten në disa rajone, si dhe punën e pakompromis të të gjithë punëtorëve të KEDS-it për të intervenuar, për çdo eventualitet, kudo që paraqitet nevoja.
Krahas një urimi të përzemërt për Vitin e Ri 2024, znj. Rizvanolli falënderoi të gjitha ekipet e KEDS-it që ndodhen në terren dhe në dispozicion, në mënyrë që konsumatorët tanë të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike“, ka shkruar KEDS-i. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: